Komuna e Tetovës: Berat Imeri trajner i vitit

No image

Trajneri i grupmoshave të Shkëndijës, Berat Imeri është vlerësuar “Trajneri më i mirë i vitit 2016” nga ana e Komunës së Tetovës.
Sukseset e arritura me gjeneratat e reja të Shkëndijës kanë sjellë edhe një mirënjohje individuale për trajnerin Berat Imeri. Në një seancë solemne me rastin e shënimit të 3 marsit, ditës së themelimit të Komunës së Tetovës, kryetarja Teuta Arifi ndau mirënjohje për arritje dhe rezultate në sfera të ndryshme për vitin e kaluar, ndërsa çmini “Trajneri më i mirë në futboll për vitin 2016” i’u nda pikërisht Berat Imerit, duke vlerësuar sukseset e tij.  Imeri udhëhoqi dy vite më rradhë ekipin U 18 të Shkëndijës drejt titullit të kampionit në Super Ligën e Maqedonisë.