Vazhdojnë përgatitjet për sfidën e rradhës

No image

Ekipi “kuqezi” pas të martës të lirë, të mërkurën është rikthyer në seancat stërvitore për tu përgatitur për sfidën e xhiros 22-të të dielën me Pobedën në Tetovë. 

Shkëndija shikon përpara dhe sfida e rradhës është të dielën kur në program janë ndeshjet e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pas takimit me Shkupin “kuqezinjtë” të hënën punuan në rikukperim, ndërsa ditën e martë stafi teknik la lojtarët të lirë. Nga e mërkura ekipi është rikthyer në stërvitje, duke realizuar dy seanca. Para dite futbollistët punuan në palestër për ngritje të peshave, ndërsa pas dite në teren u punua në planin tekniko taktik.

Fotogaleria e plotë

Trajneri Brdariç me stafin e tij janë duke përgatitur lojë për ndeshjen e rradhës të dielën në Tetovë me Pobedën e Prilepit, ku skuadra do të ketë disa ndryshime të detyrueshme. Për shkak të pesë kartonave të verdhë do të mungojë mbrojtësi Ardian Cuculi, ndërsa pritet të shihet intenziteti i rikuperimit të Jure Çollak, që doli i lënduar nga sfida me Shkupin. Armend Alimi është rikthyer dhe punon maksimalisht me skuadrën, me stafin teknik dhe atë mjekësorë që do të vendosin para ndeshjes në lidhje me aktivizimin e lojtarëve që vijnë nga dëmtimet. Ditët në vijim ekipi vazhdon përgatitjet me nga një seancë stërvitore në ditë.