Press para ndeshjes Rosenborg-Shkëndija

No image

Shefi i stafit teknik Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi kanë folur para mediave norvegjeze për pritjet e kuqezinjëve nga takimi i parë i play off-it të UEFA Europa League ndërmjet Rosenborgut dhe Shkëndijës.


Nesër dhe pas një jave Shkëndijën e presin dy ndeshje përballë një kundërshtari kualitativ si që është Rosenborgu. Sigurisht se kemi analizuar kundërshtarin dhe mund te them se bëhet fjalë për ekipin më të suksesshëm në Norvegji dhe ne kemi respekt të madh për ata. Rosenborgu është skuadër me shumë eksperiencë, ky është realiteti por Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë pengesë dhe faktikisht të hyjmë në grupet e UEFA Europa League”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.


Jemi të vetëdijshëm se na presin dy ndeshje të vështira kundër Rosenborgut, mirëpo ne jemi të përgatitur për të bërë hapin e madh në historinë e klubit dhe shpresoj se mund t’ia arrijmë qëllimit”, u shpreh kapiteni Armend Alimi.
Pas konferencës për shtyp kuqezinjtë kanë në program seancën stërvitore zyrtare në “Lerkendal Stadium” ku të enjten nga ora 20:45 luhet takimi Rosenborg-Shkëndija.