Kuqezinjtë tashmë në Norvegji mendojnë për Rosenborgun

No image

Shkëndija sot ka udhëtuar drejt Norvegjisë ku gjithë vëmendja përqendrohet për takimin e parë të play off-it të UEFA Europa League të enjten me Rosenborgun. Kuqezinjtë kanë lënë vapën e pranishme në Tetovë dhe pas fluturimit tre orë e gjysmë direkt nga Shkupi për në Trondheim janë përballur me ndryshim të madh të temperaturave (14°C). Kapacitetet hotelerike kanë detyruar skuadrën të vendoset në qytezën Oppdal, ku krahas distancës me vendin ku do të luhet ndeshja, ekipi ka gjetur qetësinë e duhur për të pritur takimin e rëndësishëm.
Stafi teknik për këtë udhëtim ka përfshirë 22 futbollistë, ndërsa në Tetovë kanë mbetur Egzon Bejtullai (tre kartona të verdhë) dhe Alma Wakili (arsye taktike).
Skuadra të mërkurën në orën 18:30 do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në “Lerkendal Stadium”, ndërsa paraprakisht (ora 18:00) është paraparë konferenca për media.
Rosenborg-Shkëndija luhet të enjten në orën 20:45.