Përgatitjet në Antalia vijojnë me pozitivitet

No image

Kushtet e shkëlqyeshme dhe moti shumë i mirë sinkronizohen me atmosferën e kuqezinjëve në përgatitjet dimërore që vijojnë në Antalia të Turqisë. Skuadra sot ka zhvilluar dy seancat e rradhës stërvitore me intensitet të shtuar, ushtrime force në palestër dhe pjesën tekniko-taktike në terren. Vetëm Cuculi vazhdon terapinë intensive te rekuperimit dhe punën në terren e kompenson në pishinë.

Gjithë futbollistët tjerë me profesionalizëm maksimal u përgjigjen kërkesave të stafit teknik, të bindur se puna e tashme do të jetë “bagazh” për gjithë gjysmësezonin pranveror ku skuadra do të kërkojë trofe.