Pas dy ditëve të lira futbollistët rikthehen në stërvitje

No image

 ‘Kuqezinjtë’ duken të bindur për të dalë nga kriza dhe me përkushtim maksimal punojnë në seancat stërvitore para sfidave të rradhës në kampionat.

1

Futbollistët e Shkëndijës janë rikthyer në stërvitje pas dy ditëve të lira. Pushimi u ka ardhur mirë për të rimarë veten, të vetëdijshëm se momente të këtilla të krizës pësojnë edhe klubet më të mëdha botërore. Mirëpo në të njëjtën kohë të gjithë pajtohen se nga ky moment mund të dilet vetëm me punë dhe për këtë qëllim vërhehet përkushtimi maksimal i të gjithë lojtarëve në seancat stërvitore.

5

2

 

Ekipi përveç planit tekniko-taktik dhe atij fizik, vazhdimisht është duke punuar edhe në aspekt psiqik që vlerësohet si moment i rëndësishëm për tu rikthyer në rrugën e sukseseve. Shkëndija sfidën e rradhës do ta luajë si mysafire me Pobedën e Prilepit, ndërsa do të kërkohet sukses për t’u kthyer në rrugën e duhur.