Në rradhë testi me Podbrezova-n e Sllovakisë

No image

Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë punën me intenzitet të shtuar, ndërsa të mërkurën me fillim në orën 15:00 sipas kohës tonë lokale do të zhvillojnë përballje kontrolluese me skuadrën sllovake, Podbrezova.

3
Ekipi ‘kuqezi’ sot ka lënë pas dy seanca tjera stërvitore me një intenzitet të lartë që imponon shefi i stafit teknik, Tomas Brdariç. Ushtrimet e forcës në palestër, vrapimet për akumulim të kondicionit fizik dhe ushtrimet në teren në aspektin tekniko-taktik janë ‘meny’-ja e zakonshme të cilën stafi teknik e ‘servir’ për futbollistët, të cilët në maksimum plotësojnë kërkesat ndaj tyre. Gëzon atmosfera e mirë dhe përkushtimi ndaj detyrave profesionale. Sot sërish në seancën stërvitore të Shkëndijës është paraqitur trajneri i njohur gjerman dhe seleksionues aktual i përfaqësueses së Rumanisë, Krishtof Daum.

Gatipertestin1

 

 

Shihni fotogalerinë e plotë

Të mërkurën para dite ekipi sërish do të ketë seancë stërvitore, ndërsa pas dite në orën 15:00 (sipas kohës lokale në Maqedoni) do të zhvillohet testi i tretë në Truqi, kur ‘kuqezinjtë’ përballen me skuadrën e Podbrezovës së Sllovakisë. Kjo do të jetë  edhe një mundësi e rradhës për stafin teknik për të parë nivelin tekniko-taktik të cilin e ka arritur skuadra në këtë fazë të përgatitjeve.