Brdariç rrit intenzitetin e stërvitjeve

No image

Stafi teknik i Shkëndijës ka zmadhuar intenzitetin e ngarkesës për futbollistët në seancën stërvitore që janë duke u zhvilluar në Antalia Turqisë. Portieri Zahov sot nuk ka ushtruar me ekipin, pasi ndjenë dhimbje të qafës.

3
Shkëndija është duke ‘konsumuar’ javën e dytë të përgatitjeve që zhvillohen në Belek, ndërsa duke dashur të ngritë sa më lartë nivelin e përgatitjeve fizike të lojtarëve, stafi teknik në krye me gjermanin Tomas Brdariç ka rritur intenzitetin në seancën stërvitore. Standart duke kombinuar palestrën dhe terrenin dy herë në ditë, deri tani futbollistët në mënyrë më të mirë të mundshme realizojnë kërkesat e trajnerëve.

4

 

Lodhja është evidente, mirëpo secili prej futbollistëve ka të qartë që përgatitja sa më e mirë në këtë fazë është bazë e mirë për kampionatin.

7

Shihni fotogalerinë e plotë.

Sot jashtë procesit stërvitor ka mbetur portieri Kostadin Zahov, i cili është lënë i lirë nga stafi teknik për shkak se ka ndjerë dhimbje në qafë. Shkëndija edhe të martën ka në plan-program dy séanca stërvitore, ndërsa të mërkurën në program është ndeshja e tretë kontrolluese në Antalia përballë ekipit Podbrezova nga Sllovakia.