Komunikatë: Shkëndija mos pësojë nga inatet në LFK Tetovë

No image

Ndodhitë e fundit në raport Federata e futbollit të Maqedonisë-Lidhja e futbolilit të Komunës së Tetovës në mënyrë krejt të pavullnetshme rrezikon të prek edhe KF Shkëndija. Për të mos rrezikuar të goditemi nga pasojat e mëtejshme që mund të dalin nga kjo situatë, përmes kësaj komunikate thirren gjithë klubet dhe anëtarët e LFK Tetovë që të bashkuar në përputhje me rregullat dhe Statutin të dalim nga kjo situatë:

“Pas pezullimit të vendimeve të gjeneruara nga Kuvendi zgjedhor i Lidhjes së futbollit të Komunës së Tetovës, i vlerësuar si jo legal nga ana e Federatë së futbollit të Maqedonisë, pamundësohet funksionimi i LFK Tetovë dhe me këtë edhe veprimet rreth regjistrimit të futbollistëve dhe format tjera të veprimeve legale në këtë strukturë institucionale. Andaj, KF Shkëndija me strukturat e veta edhe një herë apelon dhe angazhohet që gjithë klubet e futbollit nga rajoni i Tetovës, përmes delegatëve të tyre sa më parë të konsolidohen dhe të organizojnë një Kuvend legal dhe legjitim, për të prodhuar vendime institucionale në përputhje me Statutin dhe gjitha aktet tjera normative. Neglizhimet dhe përçarjet e panevojshme për motive përsonale në këtë drejtim vetëm se pamundësojnë “marrjen e hises” reale dhe përfaqësimin e drejtë në institucionet qendrore dhe dobësojnë pozitën edhe ashtu të relativizuar të LFK Tetovë.

Me respekt,

KF Shkëndija SHA – Tetovë.