Mundësi e artë për sukses historik

No image
Shkëndija pret Neftçin me respekt maksimal, por njëkohësisht me ambicie të vetme për të fituar dhe për të avansuar nëraundin e tretë të garave në Liga Evropa. Pas Krakovias, djemtë ‘kuqezi’ pretendojnë të eliminojnë edhe Neftçin e Azerbajxhanit. 
14
 Viti 2016 duket se është i determinuar për rezultate historike të skuadrës ‘kuqezi’. Triumfit të parë në Kupën e Maqedonisë dhe kalimit për herë të parë të një raundi në kupat Evropiane, Shkëndija pretendon t’ua shtojë suksesin e rradhës me kalimin në raundin e tretë të eliminatoreve për Liga Evropa. Futbollistët të mërkurën në mbrëmje zhvilluan seancën stërvitore në stadiumin Filipi i Dytë në Shkup, ndërsa vërhehej dëshira e madhe për të dhuruar edhe një mbrëmje magjike në këtë teren ku kohëve të fundit ndodhin vetëm gjëra të bukura.
 12
 Me gjithë optimizmin dhe dëshirën për fitore, ‘kuqezinjtë’ nuk fluturojnë për të menduar se do jetë e lehtë përballja kthyese me Neftçin, përkundër faktit se rezultati 0:0 dhe dominimi i Shkëndijës në Baku jep indikacione se ‘kuqezinjtë’ kanë mundësi të kalojnë edhe këtë pengesë. Futbollistët njëzëri premtojnë maksimumin dhe luftë të madhe në teren, me qëllimin për t’i dhënë skuadrës suksesin e rradhës dhe kualifikimin historik në raundin e tretë të eliminatoreve për Liga Evropa. Besart Ibraimi, Stenio Zhunior dhe Marjan Radeski në emër të ekipit premtojnë maksimumin në kërkim të avansimit në raundin e rradhës, ndërsa apelojnë publikut në numër sa më ta madh të vijnë për të përkrahur skuadrën.
20
 3
Përballja Shkëndija-Neftçi zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ me fillim në orën 20:00.
 Në vazhdim video nga stërvitja e fundit dhe deklaratat e Ibraimit, Zhuniorit dhe Radeskit.