Të hënën në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija- Mladá Boleslav

No image

Vazhdon aventura evropiane e Shkëndijës që me sukseset e arritura të enjten mundëson një mbrëmje të re Evropiane për tifozët e saj dhe opinionin futbolldashës në Maqedoni. Nga e hëna në shitje do të jenë biletat për ndeshjen e rradhës Shkëndija- Mladá Boleslav me çmim 200 denarë.

Ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve për Liga Evropa do të luhet më 28 korik në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00. Shkëndija pret ekipin çek Mladá Boleslav në shkallën e tretë të garave në Liga Evropa.
Biletat do të jenë me çmim prej 200 denarëve, ndërsa mund të gjenden në FANSHOP-in zyrtar të KF Shkëndija në qendër të Tetovës, në Gostivar – Tobaco Vona Pet, në Shkup City Mall dhe Jugoton në qendrën tregtare kati i I-rë, përmes rrjetit mktickets.mk online duke filluar nga e hëna në orën 12:00, si dhe ditën e ndeshjes në pikat e shitjes së stadiumit ‘Filipi i Dytë’.
Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.

UEFA EUROPA LEAGUE 3rd QUALIFYING ROUND
KF Shkëndija vs Mladá Boleslav
Në pikat shitëse të MkTickets nga 25.07.2016, 12:00 PM
Çmimi i biletës: 200 MKD
Pikat shitëse:
– KF Shkëndija FANSHOP, Tetovë
– Tobaco Vona Pet, pranë Gjygjit; rr. Zivko Brajkoski 15, Gostivar
– Jugoton QT kati I-rë, Shkup
– Përballë Ramstore në City Mall, Shkup
– Online përmes mktickets.mk
– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Philip II’

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.