Meliqi shënon dy gola në dy ndeshje për shpresat e vendit

No image

Mbrojtësi kuqezi ka lënë paraqitje shumë pozitive me përfaqësueset U18 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, duke realizuar gola në takimet me Hungarinë dhe Gjeorgjinë.

Katër futbollistë të Shkëndijës janë paraqitur me përfaqësueset e shpresave të vendit. Lorik Jakupi, Amir Nuhija, Anes Meliqi dhe Indrit Sakipi ishin pjesë e miqësoreve me Hungarinë U18 (Meliqi) dhe dy përballjeve me Gjeorgjinë U19 (të katër kuqezinjtë).

Javën e shkuar (9 gusht) Maqedonia U18 luajti ndeshje kontrolluese me Hungarinë U18 dhe barazimin 1:1 e fiksoi pikërisht futbollisti i Shkëndijës, Anes Meliqi kur realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi. Mbrojtësi kuqezi mbajti edhe shiritin e kapitenit te përfaqësuesja U18 e Maqedonisë së Veriut. 

Menjëherë më pas, Meliqi u bashkua me gjeneratën U19 dhe sërish gjeti golin me formulën e njejtë. Harkim dhe goditje e saktë me kokë nga mbrojtësi kuqezi. 

Përveç Meliqit, me Maqedoninë U19 u paraqitën edhe tre lojtarë tjerë të Shkëndijës. Lorik Kaba Jakupi, Amir Nuhija dhe Indrit Sakipi ishin pjesë e miqësores së parë me Gjeorgjinë U19 (2:6).

Ndërkohë në testin e dytë Maqedoni U19-Gjeorgji U19 (1:1) u paraqitën vetëm Jakupi dhe Nuhija, derisa Meliqi ishte lënë i lirë shkaku i një viroze. 

Share Now

Related Post