Shkëndija në ditelindjen e saj të 41-të avanson në raundin e dytë të UEFA Europa League pasi fitoi 2:0 transfertën me Sumgayit FC në Azerbejxhan.
• Kuqezinjtë fitojnë 2:0 Sumqayit FC në raundin e parë të UEFA Europa League • Besart Ibraimi dhe Ljupço Doriev të dy me penalti realizuan golat për kualifikim • Kjo ishte fitorja e 10-të e Shkëndijës në Europa League dhe e 13-të në Europë • Besart Ibraimi gjen golin e 15-të me fanellën e Shkëndijës në Kupat e Europës • Realizimi i Ljupço Dorievit ishte goli i 40-të i kuqezinjëve në ndeshjet europiane • Kundërshtari i raundit të dytë mësohet në shortin e 31 gushtit në Nyon të Zvicrës
Me fitoren e 13-të sezonale dhe të 10-ën në UEFA Europa League, kuqezinjtë kalojnë në raundin e dytë eliminator pas suksesit 2:0 në transfertën me Sumqayit FC në Azerbajxhan. Shkëndija që në fillim nisi e orientuar në sulm dhe Dita e Ahmedi kishin goditjet e para në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa në fazën e hershme të ndeshjes fituam dy goditje standarde nga të cilat fatkeqësisht nuk arritëm të rezikojmë. Vendasit u përgjigjën rezikshëm në minutën e 21-të kur harkimi në zonë pastrohet në këndore nga Paviç kur topi shkonte drejt Mammadovit. Shkëndija ngadalë mori dominimin në terren dhe pas disa minutave me kontroll të gjatë të topit në të 36-ën shkuam pranë epërsisë kur një aksion i saktë nxori Imerin para portës, por shpëton portieri Dzhenetov, ndërsa në vazhdim Ibraimi nuk gjen kuadrantin. Dy minuta para pauzës tanët kishin kanosjen e rradhës për gol, por e majta e Ahmedit nga gjuajtja e lirë kontrollohet nga portieri vendas.
Fraksioni i dytë solli sërish dominim të Shkëndijës, megjithëse kërcenimi do të vinte para portës së Zahovit në minutën e 52-të kur Sadikhov godet ashpër me të majtën mbi traun e portës. Përgjigjemi shpejt në anën tjetër kur Ibraimi ndalet me faul nga Huseynov në zonë dhe fiton penalti, të cilën në minutën e 56-të vetë e konverton në gol për epërsi 1:0.
Ky ishte goli numër 15-të i Ibraimit me fanellën e Shkëndijës në Kupat e Europës. Negativa detyroi vendasit të përforcojnë ofanzivën me dy zëvendësime të shpejta, mirëpo Shkëndija shkoi fare pranë golit të dytë në minutën e 68-të kur Imeri ishte ne depërtim, por e majta e tij shkoi ngjitur me shtyllën në fundore. Pesë minuta më vonë Dita shërben veritkalisht bukur për Ibraimin, ndërsa tentimi i tij për të gjetur Imerin në shtyllën e dytë pastrohet në këndore. Vendasit ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe kuqezinjtë kishin kontroll të plotë të ngjarjeve në fushë, derisa mbyllën llogaritë në minutën e fundit të ndeshjes.
Doriev u fut në të majtë dhe në zonën e penaltisë gjeti Zejnullain, goditja e të cilit ndalet me dorë nga Mutallimov që del nga loja me të kuq pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Doriev me goditje të saktë nga pika e bardhë konfirmon kualifikimin e Shkëndijës në raundin e ardhshëm, ku kundërshtari do të mësohet në shortin e 31 gushtit.
To the 2nd qualifying round 🤺😄
⚽️ Ibraimi (P) 56’
⚽️ Doriev (P) 89’