-
A 2:0
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2021-07-22 20:00
- Riga
Shkëndija mundet 2:0 në transfertën kundër Riga-s së Letonisë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Shkup.
Formacioni:
Shkëndija startoi me vendosje 4-2-3-1, kur Neziri zuri vendin e Krivakut të pezulluar, ndërsa në mesfushë nga minuta e parë startoi Florent Ramadani.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai (c)-Neziri-Paviç, Ramadani-Alimi, Nafiu-Qaka-Doriev, Ibraimi.
Përmbledhje:
- Ndeshja nisi me një kanosje të kuqezinjëve kur e majta e Ibraimit shkon skaj portës (4’)
- Në anën tjetër rezikojnë seriozisht vendasit me anë të Brisolas, por me super pritje shpëton Zahov (6’).
- ⚽️ Ndryshimi erdhi në minutën e 12-të kur pas një këndoreje Nata në shtyllë të parë godet me kokë duke çuar topin në shtyllë të dytë për epërsi 1:0 të Riga-s (12’).
- Kuqezinjtë shkuan fare pranë barazimit pas aksionit të Nafiut, mirëpo goditja e Qakës nga afërsia ndalet mrekullisht nga portieri Brkiç, ndërsa topi nga traversa shkon në këndore (37’).
- Tre minuta para pauzës Qaka sjell aksion individual por e djathta e tij e fortë grushtohet nga portieri vendas (42’)
- HT: Riga 1:0 Shkëndija
- Pjesën e dytë e nisëm me një të djathtë të Dorievit që nuk gjeti kuadratin (47’).
- ⚽️ Pas një gabimi të tanëve vendasit zhvillojnë aksion të shpejtë dhe Vakulko realizon për 2:0 (52’)
- Inkudrimi i Hebajt solli freski në sulm dhe pas një ore lojë sulmuesi rezikoi seriozisht me një të majtë që ndalet mrekullisht nga Brkiç (60’).
- Portieri vendas ishte vendimtarë edhe pak më vonë kur Hebaj pret mirë me kokë harkimin e Alimit, mirëpo shpëton gol të sigurtë Brkiç me topin që sërish ndalet në traversë (66’).
- FT: Riga 2:0 Shkëndija
RIGA – SHKËNDIJA 2:0 (1:0)
Stadiumi: Skonto Riga – Letoni
Golashënues: Nata 12’ dhe Vakulko 52’ (Riga)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai (c), Neziri, Paviç, Alimi (Bilalli 90’+3), Ramadani (Hebaj 57’), Qaka (Zejnullai 90’+3), Nafiu (Da Silva 79’) Doriev, Ibraimi.
Trainer: Ernest Gjoka
🎥 Press konferenca: