-
A 5:0
- |, ||, |||, UEFA Champions League
- 2021-07-13 20:00
- Sloveni
Kuqezinjtë eliminohen nga eliminatoret e UEFA Champions League, pasi mundemi edhe në ndeshjen e kthimit me kampionen e Sllovenisë, NS Mura. Garat në Evropë i vazhdojmë kundër Riga-s së Letonisë në Conference League.
Formacioni:
Trajneri Gjoka ndeshjen e nisi një ndryshim në formacion në raport me ndeshjen e parë në Shkup, kur Da Silva zuri vendin e Nafiut.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Zejnullai-Alimi, Da Silva-Qaka-Doriev, Ibraimi.
Përmbledhje:
- Mura që në start u kanos, por rastet më konkrete i sollën kuqezinjtë.
- Doriev për pak nuk na kaloi përpara kur e majta e tij shkoi centimetra skaj portës (15’), ndërsa pak më vonë portieri Obradoviç kontrolloi tentimin e Alimit (16’).
- ⚽️ Goli erdhi në rrjetën tonë kur Bobiçanec me goditje nga distanca shënon për 1:0 (25’).
- Gjërat u vështirësuan kur Krivak del me të kuq (42’) pas dy kartonave të verdhë në harkun kohor prej disa minutave.
- ⚽️ Vendasit shtuan epërsinë para pauzës kur Bobiçanec realizon për 2:0 (45’+1)
- HT: Mura 2:0 Shkëndija
- Fillimi i të dytës solli dy ndryshime në formacion, por Mura vazhdoi dominimin.
- ⚽️ Vetëm 10-të minuta të pjesës së dytë i mjaftojnë Mura-s të sjellë të tretin kur Klepaç mposht Zahovin (55’)
- ⚽️ Kous kombinon bukur në zonë dhe me goditje të matur e precize realizon për 4:0 (64’).
- ⚽️ Pak para fundit gabojnë Nafiu e Zahov, ndërsa Klepaç fikson shifrat finale të takimit (87’).
- FT: Mura 5:0 Shkëndija
MURA – SHKËNDIJA 5:0 (2:0)
Stadiumi “Fazanerija” në Murska Sobota në Slloveni
Golashënues: Bobiçanec 25’ dhe 45’+1, Klepaç 55’ dhe 87’, si dhe Kous 64’ (Mura)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Zejnullai (Neziri 46’) Alimi (Ramadani 85’), Da Silva (Nafiu 46’), Qaka, Doriev (Elezi 70’), Ibraimi (Hebaj 60’).
Trainer: Ernest Gjoka