-
H 1:0
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2023-07-13 20:00
- Shkup
•Kuqezinjtë me epërsi minimale pas ndeshjes së parë në Conference League
•Adenis Shala shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Haverfordwest
•Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Kardif të Uellsit
Shkëndija siguron epërsi 1:0 përballë Haverfordwest County në duelin e xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League.
SHKËNDIJA-HAVERFORDWEST 1:0 (0:0)
Stadiumi i “Todor Proeski” në Shkup
Golashënues: Shala 47’ (Shkëndija)Arbitër: Roy De Nas (Holandë)
SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi (Velija 60’), Cake, Adili, Limani, Totre (c), Çinari, Krasniqi, Shala (Maksimov 76’), Qaka, Elezi (Aganspahiç 60’).
Trajner: Ardian Nuhiu
HAVERFORDWEST: Jones, Richards(c), Jenkins, Borg, Whitemore, Wilson (Watts 30’), Owen, Abbruzzese, Fawcett, Taylor (Dyer 79’), Hawkins.Trajner: Anthony Pennock
Dueli i 50-të evropian i Shkëndijës ka sjellë fitore minimale 1:0 përballë përfaqësuesit të Uellsit, Haverfordwest County AFC. Kuqezinjtë dominuan dhe krijuan disa raste të mira shënimi në të dyja pjesët, mirëpo rezultoi vendimtar realizimi i Shalës në fillim të pjesës së dytë. Pikërisht Shala kishte shansin e parë në minutën e 17-të kur kaloi portierin, por nuk mundi të shënojë, pastaj u kanosën Çinari dhe Rexhepi në momentet e fundit te fraksionit të parë, por pa mundur të sjellin ndryshimin.
Goli i munguar do të vinte me të filluar pjesa e dytë (47’), kur Ardi Limani harkon ashpër nga e djathta, ndërsa shkëlqyeshëm reagon Shala që përcjell topin në rrjetë për epërsi 1:0. Haverfordwest tentoi të tregojë apetite sulmuese, por pa mundur të ndërtojnë ndonjë aksion kërcënues, derisa Shkëndija humbi të tjera mundësi për gol. Çinari duhej të kishte hat-trick të asisteve nëse Shala, Rexhepi dhe sërish Shala do të shfrytëzonin super pasimet e tij, mirëpo fatkeqësisht asnjë nga këto raste nuk solli gol. Çinari nuk ndalej me shërbimet perfekte dhe në minutën e 78-të dhuron top të bukur për Krasniqin, mirëpo Jones ndal tentimin e tij. Vetë Çinari kërkoi golin nga gjuajtja e lirë në minutën e 83-të, mirëpo për pak skaj portës. Në fund ndeshja mbyllet 1:0.
Ndeshja e radhës
Pas një jave në Kardif të Uellsit kuqezinjtë zhvillojnë ndeshjen e kthimit dhe atje do të kërkohet kualifikimi në raundin e dytë.
Haverfordwest-Shkëndija 20.07.2023