Një gol i Ljupço Dorievit sjell fitore dhe tre pikë për Shkëndijën në transfertën me Skopjen në Shkup.
Detajet e ndeshjes:
SKOPJE – SHKËNDIJA 0:1 (0:1)
Stadiumi në Autokomandë në Shkup
Golashënues: Doriev 32’ (Shkëndija)
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)
SKOPJE: Mitev, Hristovski (Nastevski 46’), Georgievski (Dani 82’), Dimov (Kone 76’), Hajdari (Bozhinovski 61’), Ignatov, Kallpaçki, Çurlinov, Mecinoviq (c), Omergaiq, Najdoski.
Trajner: Sllavço Georgievski
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Cake, Dita, Doriev, Stojanovski, Velija, Shala (Nafiu 71’), Neziri, R. Ramadani, F. Ramadani (Bilalli 61’).
Trajner: Qatip Osmani
Ndeshja:
Shkëndija i afrohet në vetëm tre pikë pozitës së parë në renditje pasi fitoi 1:0 Skopjen në Shkup në duelin e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Një gol i Dorievit mjaftoi për fitoren e 6-të sezonale për kuqezinjtë që shkojnë në kuotën e 22 pikëve, 3 më pak se Struga e vendit të parë.
Të vendosur për të vazhduar me efektin 100% fitore në ndeshjet si mysafir, Shkëndija që paraprakisht kishte triumfuar në 4 duele rresht jashta fushe, e nisi ndeshjen në sulm dhe vetëm pas sulmit të parë shkuam pranë epërsisë kur Doriev depërtoi në të majtë dhe asistoi para portës ku Shala nuk arrin ta përcjellë topin në rrjetë dhe vendasit pastrojnë nga vija fatale. Shkëndija vazhdoi me sulme, por për ndryshim në rezultat duhej të presim minutën e 32-të kur Doriev lëviz mirë në zonën kundërshtare dhe me një të djathtë të plasuar gjen cepin e poshtëm të portës vendase për epërsi 1:0 të kuqezinjëve.
Pjesa e dytë vazhdoi të kontrollohet nga Shkëndija që posedonte topin dhe kërkonte golin e dytë e të qetësisë. Kuqezinjtë humbën disa mundësi për gol, duke lënë vendasit deri në fund të shpresojnë se mund të shmangin humbjen, por e tërra që mundën të bëjnë futbollistët e Skopjes ishin fitimi i disa rivënieve këndore që gjithsesi në asnjë moment nuk rrezikuan seriozisht portierin Zahov. Kështu fundi ndeshjes solli tre pikë për Shkëndijën që vazhdon serinë pozitive dhe tashmë i afrohet seriozisht kreut të renditjes tabelare.
Ndeshja e radhës
Vetëm katër ditë më vonë Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e rradhës kur në Kratovë përballemi me Sileksin.
Sileksi-Shkëndija 30.10.2022