Përfundon me barazim ndeshja kundër rivalit të qytetit Renovës, ndeshje kjo e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Tetovë në kuadër të javës së 27-të të LPFMV-së.
Kuqezinjtë e dominuan lojën gjatë gjithë 90 minutave, krijuan shumë raste shënimi si në pjesën e parë poashtu edhe në të dytën, kaluan në epërsi me një gol spektakolar të Hasanit, mirëpo mysafirët barazuan rezultatin me një gol të shënuar vonë në minutën e 88-të.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me Hasanin, Shalën e Dorievin në repartin sulmues, dhe me të riun Elezi në krye të sulmit.
XI: Zahov, Krivak-Neziri-Cake-Manevski, Dita-Jessie Djou,Hasani (c)-Shala-Doriev, Elezi.
Përmbledhje:
Cake me një vertikalizim e gjeti Elezin në thellësi, Elezi kombinoi brenda zonës me Hasanin i cili në vend që të godiste në drejtim të portës, vendosi të pasojë deri te Dorievi, por pasimi i tij ishte jo preciz (10’).
Neziri harkon nga krahu i djathtë brenda 16-metërshit, Doriev gjuan me kokë dhe topi shkon shumë pranë shtyllës (26’).
Hasani kroson nga këndorja, Krivak më i lartë në ajër godet në drejtim të portës por topi përsëri shkon pranë shtyllës (27’).
Shkëndija kalon në epërsi me një gol spektakolar të Hasanit i cili nga goditja e lirë me gjuajte precize e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës së Veliit (36’).
Hasani kroson nga këndi, Dita godet me kokë por Velii mbron gjuajtjen e tij duke e dërguar topin jashtë vijës fundore (37’).
HT: Shkëndija 1:0 Renova
Goditje e lirë për Shkëndijën, Manevski gjuan drejtpërdrejtë në drejtim të kuadratit por portieri Velii intervenon duke e devijuar topin në rivënie nga këndi (49’).
Hasani kroson nga këndorja, topi devijohet jashtë zonës ku gjendet Shala mirë i pozicionuar, shkelmon Shala topin në drejtim të portës por topi shkon disa centimetra mbi transversale (49’).
Manevski nga krahu i majtë kroson në shtyllën e dytë, aty gjendet Shala që qëllon topin me kokë por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe godet në trup portierin Velii (51’).
Dalje e mirë e kuqezinjve nga krahu i majtë, Doriev udhëheq me topin përpara, pason deri te Manevski që gjuan në drejtim të portës por topi shkon pranë shtyllës së dytë (57’).
Aksion i kuqezinjve nga krahu i djathtë, Doriev pason deri te Shala e ky i fundit e gjen në qendër të zonës Hasanin që godet me të majtën e tij por goditja e tij ishte qendrore dhe përfundoi në duart e portierit Velii (64’).
Doriev avancon përpara, pasi krijon hapësirë gjuan në drejtim të kuadratit por edhe kësaj radhe Velii mbron portën e tij (75’).
Barazon rezultatin Renova me një gol të Shefitit që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë (88’).
FT: Shkëndija 1:1 Renova
Stadiumi i Qytetit në Tetovë.
SHKËNDIJA: Zahov, Krivak, Neziri (Timovski 71’), Cake, Manevski, Dita, Jessie Djou (Markoski 85’), Hasani (Mensalao 85’), Shala (Nafiu 71’), Doriev, Elezi (Guri 58’).
Trajner: Artim Shaqiri.