Kuqezinjtë kthehen me humbje nga kryeqyteti, pasi në kuadër të javës së 22-të të LPFMV-së u mundën nga ekipi i Rabotniçkit me rezultatin përfundimtar 2:1.
Ndeshja u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, me kuqezinjtë që bënin presion dhe me kundërshtarin i cili vazhdimisht kërcënonte nga kundërzbritjet. Megjithëse Shkëndija e kishte posedimin e topit dhe krijoi më shumë raste shënimi, kuqezinjtë deri në përfundim të ndeshjes nuk arritën të shmangin humbjen e tretë në këtë sezon garues.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 3-5-2, me Ferhan Hasanin si titullar në repartin e mesfushës, dhe me dyshen sulmuese Guri-Elezi.
XI: Zahov, Cake-Krivak(c)-Neziri, Timovski-Jessie Djou-Bilalli-Hasani-Shala, Elezi-Guri.
Përmbledhje:
Timovski avancon nga krahu i djathtë, harkon brenda zonës, topi devijohet deri te Hasani që goditi menjëherë tokazi drejt portës, por mbron portieri që e dërgon topin në rivënie nga këndi (3’).
Bilalli nga ana e majtë e gjen Elezin që e kthen topin deri te Guri, por portieri përsëri mbron goditjen e Gurit (22’).
Avancon Rabotniçki nëpërmjet sulmuesit vendas Stankovski që me goditje nga jashtë zonës kaloi Rabotniçkin në epërsi (22’).
Barazojnë kuqezinjtë shifrat në 1:1 nëpërmjet Adenis Shalës i cili pasi udhëhoqi me topin përpara, me goditje precize e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së vendasve (25’).
Hasani kroson nga goditja nga këndi, Guri godet me kokë por pret portieri Mustafa (28’).
Pasime të dyfishta të Elezit me Hasanin, ky i fundit kroson përpara portës kundërshtare por vonohet për një çast Timovski që nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë (32’).
Shala pason deri te Elezi që godet në drejtim të kuadratit, por topi shkon mbi traversë (40’).
HT:Rabotniçki 1:1 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë largohen nga loja Jessie Djou dhe Timovski, e në vend të tyre në lojë inkuadrohen Dita e Nafiu.
Pas një kaosi në zonën e rreptësisë së kuqezinjve, sulmuesi i ekipit të Rabotniçki Rusheviq shënon për epërsinë e dytë të vendasve (59’).
Elezi largohet nga loja dhe në vend të tij në fushën e lojës hyn Markoski (60’).
Markoski shërbehet me një top në thellësi, avancon përpara dhe provon të shënojë me një parabolë, por topi shkon jashtë kuadratit (65’).
Braziliani Mensalao inkuadrohet në lojë në vend të Bilallit në minutën e 68-të, ndërsa pas 10 minutash edhe Guri largohet nga loja e në vend të tij në fushë inkuadrohet i riu Nazifi.
Pas një harkimi nga këndorja, Nazifi godet me kokë por topi ndalet në shtyllën e dytë (84’).
Mensalao pason deri te Hasani që menjëherë e gjen Markoskin brenda zonës së rreptësisë, por gjuajtjen e Markoskit me lehtësi e mbrojti portieri Mustafa (90’).
FT: Rabotniçki 2:1 Shkëndija
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup.
Golashënues për Shkëndijën: Shala 25′.
Golashënues për Rabotniçkin: Stankoski 22’, Rusheviq 59’.
SHKËNDIJA: Zahov, Cake, Krivak (c), Neziri, Timovski (Nafiu 46’), Jessie Djou (Dita 46’), Bilalli (Mensalao 68’), Hasani, Shala, Elezi (Markoski 61’), Guri (Nazifi 79’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.