
Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të cilat kuqezinjtë janë duke i zhvilluar në Slloveni. Ekipi i Mariborit do të jetë testi i dytë për kuqezinjtë, pas barazimit 1:1 me Ferencvaroshin në ndeshjen e parë miqësore.
Ngjashëm si në ndeshjen e parë, trajneri Artim Shaqiri do të ketë mundësinë të inkuadrojë në lojë të gjithë lojtarët të cilët i ka në dispozicion. Me ndeshjen e nesërme përmbyllet një javë e plotë e stërvitjeve intensive, ndërsa deri në përfundim të fazës së dytë përgatitore mbeten të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera miqësore.
Ndeshja luhet me fillim në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.
Detajet e ndeshjes:
E shtunë, 18 qershor 2022
Ndeshje miqësore
🆚 Maribor | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube