Konfirmohet miqësorja me Dritën e Gjilanit

No image

 Shkëndija të shtunën do të zhvillojë takim kontrollues me Dritën e Gjilanit.

Dy skuadrat prenotuan testin ditë më parë, ndërsa sot dritë jeshile për zhvillimin e kësaj ndeshje dhanë nga FFM dhe UEFA. Takimi luhet të shtunën në orën 14:00 në Stadiumi e qytetit në Tetovë. Ndërkohë kuqezinjtë vazhdojnë të punojnë sipas planit edhe gjatë pauzës në kampionat, duke drejtuar fokusin kah sfida e rradhës me Sileksin. Gëzon atmosfera pozitive në skuadër të cilën mund ta ndiqni në vazhdim.