Kuqezinjtë rrikthehen në stërvitje

No image

Pauza në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese do të plotësohet me zhvillimin e ndeshjes kontrolluese me KF Drita nga Gjilani, mirëpo zhvillimi i kësaj ndeshje pritet të miratohet gjatë ditës së enjte nga FFM dhe UEFA.

FOTOGALERIA E PLOTË

Skuadra rrikthehet në stërvitje duke drejtuar vëmendjen kah sfidat e rradhës. Seancat zhvillohen pa Hasanin, Radeskin dhe Totren që janë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë, ndërsa pauza në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese do të plotësohet me zhvillimin e ndeshjes kontrolluese me KF Drita nga Gjilani. Takimi me anëtaren e Super Ligës së Kosovës është paraparë të luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 14:30, ndërsa varësisht prej kushteve atmosferike do të vendoset nëse takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë apo te terreni me barr sintetik në kuadër të Qendrës Sportive në Tetovë. Gjithsesi për konfirmimin e kësaj ndeshje gjatë ditës së enjte pritet aprovim nga ana FFM-së dhe UEFA-së, pasi përkundër faktit se bëhet fjalë për dy skuadra shqiptare e njejta llogaritet si përballje ndërkombëtare.