
Një gol i Faton Abazit në start të ndeshjes u ka dhënë juniorëve të Shkëndijës fitoren minimale pëërballë Milanos së Kumanovës.
Ligës së juniorëve të Maqedonisë. Shkëndija nisi ndeshjen e orientuar në sulm dhe rezultati erdhi pas vetëm pesë minutave lojë kur kapiteni Faton Abazi shënon për epërsi 1:0. Dominimi i ‘kuqezinjëve’ vazhdoi edhe më tej, ndërsa kumanovarët nuk arrinin të vëndosin baraspeshë në teren dhe kishin vetëm një gjysmërast. Edhe fraksioni i dytë solli dominim të Shkëndijës dhe shumë raste shënimi, mirëpo në fund rezultati mbeti i pandryshuar që gjithsesi solli tre pikë të ekipit të shpresave ‘kuqezi’.
Leave us a reply