Infermieria | Florent Ramadani

No image

Mesfushori do të qëndrojë jashta terreneve për 4-6 javë shkaku i lëndimit në takimin e Voska Sport. 

Ekzaminimet mjekësore dhe inçizimet e kryera japin diagnozën e dëmtimit të Florent Ramadanit. Mesfushori 22 vjeçarë ka pësuar plasaritje të tibijes (ashti i këmbës poshtë gjurit) dhe për rikuperim nevojiten prej 4 deri më 6 javë varësisht prej zhvillimit të dëmtimit. Këmba e Ramadanit tashmë është futur në gjips, me çka ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit. 

Florent Ramadani u dëmtua në takimin Voska-Shkëndija (0:1) të dielën në Ohër, ndërsa duhej të lëshojë lojën pas vetëm 30 minutave lojë. 

Share Now

Related Post