Fazli: Prej Europe vij në klub europian

No image

Sulmuesi i ri i Shkëndijës, Samir Falzi në prononcimin e tij të parë për kanalin e klubit potencon se ecuria e kuqezinjëve vitet e fundit në Europë e kanë bindur se është koha të kthehet në futbollin vendor, pasi për një dekadë u paraqit në Holandë, Zvicër dhe Kroaci.
“Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur që firmos me Shkëndijën. Falënderoj kryesinë që më jep mundësinë të firmos për një klub kaq të madh”, u shpreh Samir Fazli pasi firmosi me kuqezinjtë që zyrtarizoi kthimin e tij në Maqedoni pas 10-të viteve në Europë.
“Është fakt që kthehem pas një kohe të gjatë në Europë, ndërsa në anën tjetër Shkëndija kohëve të fundit bën mirë në Europë. Synimet e mija dhe të klubit u bashkuan aty, kështu që shpresoj të ralizojmë qëllimet”.
Sulmuesi 27-të vjeçarë në fund kishte një premtim për tifozerinë e zajrtë të klubit para të cilëve shprehet se është kënaqësi të luaj.
“Entuziazmi është i madh dhe premtoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. Do të jem profesionist në fushë dhe jashta fushës, ndërsa ‘Ballsitëve’ ju premtoj shumë gol për t’i bërë të jenë të kënaqur me mua”.