Deklarata | Qatip Osmani flet pas triumfit me Tikveshin

No image

Fitorja bindëse 4:1 përballë Tikveshit ka lënë të kënaqur trajnerin Qatip Osmani që vlerësoi performansën e kuqezinjëve në xhiron e 27-të. Milev zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ndërsa në minutat 65’ e 70’ Cake e Çinari shënaun super gola për 3:0. Golit të Varelovskit i’u përgjigjëm me golin e dytë personal të Çinarit për triumf 4:1. 

….paraqitja bindëse….

Q. Osmani: “Sigurisht ngarkesa për ta fituar ndeshjen e bën të veten. Kjo u vërejt në pjesën e parë kur luanin shumë ngadalë dhe pa ide si të shpërthejmë mbrojtjen kundërshtare. Ndërkohë në të dytën me shënimin e golit të dytë mendon se u stabilizuam dhe luajtëm ashtu si duhet të luajmë e si pasojë erdhi edhe goli i tretë e i sigurisë. Mendoj se fitorja ishte bindëse dhe kështu duhet të vazhdojmë.“ 

….me epërsi prej dy golave ekipi luan lirshëm….

Q. Osmani: “Dëshira jonë ishte ta fitojmë ndeshjen pa gol të pranuar. Ishte me rëndësi sepse lojat që na presion sigurisht se do të duhet të vjen në shprehje loja e defanzivës.“

.sulmuesit e krahut aktiv në mbrojtje….

Q. Osmani: “Patjetër se më gëzon ky fakt sepse kemi situata kur mbrojtësit e krahut dalin krejtësisht përpara në finalizimin e aksioneve dhe detyrë të mbulojnë prapa e kanë sulmuesit e krahut Çinari në të djathtë e Shala në të majtë. Ata e bënë shumë mirë këtë dhe kjo është një nga arsyet pse kundërshtari nuk na krijoi shanse për të na rrezikuar.

.edhe mbrojtësit aktiv në sulm….

Q. Osmani“Është mirë kur shënon ndonjë prej lojtarëve që nuk e pret të realizojë. Cake shënoi gol të bukur që na dha neve qetësi. Mendoj se madhështia e një ekipi është kjo, pra kur shënojnë të gjithëve.

.Më i bukur goli i Cakes apo i Çinarit?….

Q. Osmani“Të dy ishin gola të bukur, ndoshta pozita më e vështirë ishte te goli i Cakes sepse duhej ta pranonte atë top para se të shënojë. Kështu që mendoj se ndoshta më i bukur ishte goli i Cakes.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME