Bregallnica-Shkëndija luhet të shtunën dhe transmetohet në RTVM

No image

Dueli i xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës luhet të shtunën në Shtip.

Kuqezinjtë në fundjavë i pret një transfertë e rëndësishme në luftën për titullin kampion. 

Bregallnica është rivali i Shkëndijës në xhiron e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ekipi drejt Shtipit do të udhëtojë me vendosshmëri për të marrë tre pikë kapitale. 

Komisioni për Gara pranë FFM-së tashmë zyrtarisht ka njoftuar se takimi Bregallnica-Shkëndija do të luhet të shtunën (22.04.2023) në stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim në orën 16:00 dhe i njejti do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Radio Televizionin e Maqedonisë dhe në platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME