Deklarata | Nuhiu flet pas triumfit ndaj Rabotniçkit

No image

Shefi i stafit teknik Ardian Nuhiu ka vlerësuar paraqitjen e ekipit dhe fitoren 2:0 ndaj Rabotniçkit në takimin e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shala (59’) dhe Totre (90’+2) realizuan për triumf të 9-të sezonal.

…fitore e pastër 2:0…

Ardian Nuhiu: “Sot Rabotniçki realisht u tregua kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e parë na neutralizuan gjithçka duke na pamundësuar të shkojmë te porta. Në pjesën e dytë gjithë meritat shkojnë për futbollistët tanë, gjithashtu edhe për tifozët që për 90-të minuta na kanë mbështetur drejt fitores. Mendoj se pas golit të epërsisë kemi luajtur shumë mirë, kishim tjera mundësi për të dyfishuar rezultatin dhe ta mbyllnim ndeshjen edhe më herët. Pastaj na rrezikuan me një këndore, por për fatin tonë të mirë dhe me plotë meritë në pjesën e dytë kemi bërë shumë punë dhe kemi fituar takimin.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME