Deklarata | Cake: Fitore e merituar, falemenderim tifozëve për ambientin fantastik

No image

Kuqezinjtë i’u përgjigjën publikut të shumtë me paraqitje të bukur dhe fitore 3:0 ndaj Vardarit në duelin e xhiros së 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Çinari (34’ dhe 40’) dhe Dita (54’) realizuan golat e fitores më bindëse të këtij sezoni, derisa pas gabimeve të rivalëve për titull (Shkupi dhe Struga) gara bëhët tejet interesante pasi i afrohemi 1 pikë kreut. 

…i lumtur nga atmosfera e bukur apo fitorja…

Klisman Cake: “Për të dyja mendoj. Ishte një ndeshje shumë e bukur, por edhe tifozët ishin në lartësinë e duhur. Ishte fantastike çdo gjë, tifozeria, ndeshja, rezultati. Çdo gjë ishte super.”

…kur erdhe te Shkëndija the se publiku ishte një nga arsyet që zgjodhe Shkëndijën. Ishte kjo atmosfera që dëshiroje?…

Klisman Cake: “Patjetër që po. Kjo atmosferë i nevoitet çdo lojtari, ambien i shkëlqyeshëm. Shkëndija është mbi të gjitha.”

…ndeshja?…

Klisman Cake: “Fitore e thjeshtë. Rezultati 3:0 flet vetë.”

…Çinari…

Klisman Cake: “Spekakolar. Sot kishte ditën e tij, shënoi, luajti shumë mirë. Urime dhe bravo i qoftë.”

…S’fitojnë rivalët, tani jemi 1 pikë larg vendit të parë…

Klisman Cake: “Nuk i shofim shumë rivalët, pasi Shkëndija është gjithmonë aty. Luajmë të shofim ndeshjet tona, të fitojmë ndeshjet tona dhe nuk na interesojnë tjerët.”

Share Now

Related Post