Deklarata | Beqiri: Fitore e merituar, falemenderim tifozëve për ambientin fantastik

No image

Fitorja bindëse 3:0 me Vardarin ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri edhe pse ai mendon se skuadra akoma nuk është në nivelin ku dëshiron ai. Gjithsesi, në një ambient shumë të bukur, Shkëndija me golat e Çinarit (34’ dhe 40’) dhe Ditës (54’) nuk i dha asnjë mundësi Vardarit. 

…realizohet objektivi…

Jeton Beqiri: “Për ne ishte e rëndësishme të marrim tre pikët, por për mua është shumë e rëndësishme edhe si do të luajë skuadra. Kështu që jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi, pavarësisht se gjatë 90-të minutave kemi disa momente ku shfaqim disa defekte të veçanta, por është e rëndësishme që dominuam kundërshtarin. Mendoj se edhe tifozët të cilët ishin të pranishëm në numër të madh i kënaqëm.”

…publiku…

Jeton Beqiri: “Falemenderim të veçantë për “Ballistët”, por edhe për tifozët tjerë për përkrahjen gjatë gjithë 90-të minutave. Futbolli luhet për tifozët dhe për ne është shumë e rëndësishme që ato të kënaqen me performansat dhe rezultatin dhe të lumtur të largohen nga stadiumi.”

Share Now

Related Post