Match-Preview | Shkëndija vs Borec

No image

Këtë fundjavë, në takimin e xhiros së 25-të kuqezinjtë do të presin në Stadiumin e Qytetit në Tetovë ekipin e Borecit nga Velesi.

Vjen kjo ndeshje pas dy fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa kundër Borecit kuqezinjtë do të futen në lojë për të mbajtur ritmin dhe mentalitetin e fitoreve.

Të dyja skuadrat për herë të fundit u takuan në muajin shkurt të këtij viti në Veles, ndeshje të cilën e fitoi Shkëndija me rezultatin e thellë 3:0.
Ndërkaq gjatë historikut kuqezinjtë me Borecin janë përballur në gjithsej 10 ndeshje, prej të cilave Shkëndija ka 6 fitore, Boreci ka 3 fitore, ndërsa 1 ndeshje ka përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 3 prill
Liga e Parë, xhiroja e njëzetepestë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
🆚 Borec | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Mihail Manevski: “Në dy ndeshjet e fundit në ligë arritëm dy fitore radhazi, por me rëndësi është që në të dyja ndeshjet treguam lojë bindëse. Pas kësaj pauze dy javore që e patëm, s’ka dyshim që do të shkojmë për fitoret e radhës. Kundër Borecit luajtëm gjatë muajit shkurt në fillim të sezonit pranveror dhe korrëm fitore 3:0. Në ndërkohë nuk duhet të harrojmë se jemi një skuadër e re me mjaft lojtarë të ri, jemi skuadër që ambientohemi dalëngadalë, e normalisht se për këtë nevojitet kohë. Por më e rëndësishme është që brenda në klub është atmosfera e mirë dhe besoj se do ta arrijmë nivelin që ne e dëshirojmë dhe që tifozët e presin nga ne”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Dejan Mlladenovski, do t’i ndihmojnë Daniell Vasilevski dhe Branko Putilin, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Mlladenovski, që të gjithë nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të akumulimit të pesë kartonave të verdhë, sulmuesi Elezi dhe mesfushori Jessie Djou nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq. Në ndërkohë qendërmbrojtësi Bejtullai dhe anësori i majtë Merxhani janë rikuperuar nga dëmtimet fizike dhe duke filluar nga kjo ndeshje do të jenë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Boreci

Pozita momentale: Boreci gjendet në vendin e parafundit në tabelë, me 13 pikë të tubuara.

Ecuria: Boreci në pesë xhirot e fundit në ligë ka pësuar pesë disfata radhazi.

🆚 Borec | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME