Nesër zhvillojmë ndeshjen e fundit miqësore në Antalia

No image

Stërvitjet në Antalia të Turqisë janë në fazën përfundimtare dhe nesër kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e fundit miqësore. Në testin e fundit në kuadër të qëndrimit në Antalia do të përballemi me ekipin e Slovan Liberecit nga Republika e Çekisë.

Me këtë ndeshje përmbyllet faza e dytë e përgatitjeve dimërore, ndërsa të premten skuadra do të kthehet në Tetovë për të vazhduar me përgatitjet për gjysmë sezonin pranveror.

Ndeshja luhet nesër me fillim në orën 16:30 sipas orës tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.

Detajet e ndeshjes:

E enjte, 27 janar 2022
Ndeshje miqësore
Antalia, Turqi
🆚 Slovan Liberec | ⏱ 16:30 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME