Match Preview | Shkëndija vs Riga

No image

Kuqezinjtë të enjten kërkojnë përmbysje të negativës prej dy golave kundër Riga-s së Letonisë në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Detajet e ndeshjes:

  • E enjte, 29 korrik
  • Ndeshja e dytë – Raundi i dytë eliminatorë i Conference League
  • Stadiumi “Todor Proeski” – Shkup
  • 🆚 Riga | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 3

Opinioni:

Gjoka: “Ne e dimë situatën në të cilën gjendemi, kemi humbur 2:0 ndeshjen e parë edhe pse verdikti i asaj ndeshje duhej të ishte ndryshe duke llogaritur faktin se skuadra prodhoi. Jam shumë i bindur se skuadra nesër do të jetë gati të japë diçka për të arritur objektivin që kemi”.

Ibraimi: “Ne kemi analizuar ndeshjen e parë due mendoj se humbja 2:0 nuk ishte e realtë. Kishim rastet tona, por fati nuk ishte me ne. Tash me rëndësi është të japim maksimumin në të gjitha aspektet, pasi unë besoj në kualifikim. Të minimizojmë sa më shumë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë dhe me koncentrim maksimal të realizojmë objektivin”.

Të rejat në skuadër:

Trajneri Ernest Gjoka mund të merr frymë pak më lirshëm pasi fiton në zgjedhje në repartin e mbrojtjes ku tashmë do të mund të llogarisë në shërbimet e Jan Krivakut dhe Leard Sadriut. Krivak kthehet pasi humbi ndeshjen e parë me Rigën shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja e kthimit me Mura-n në eliminatoret e Champions League, ndërsa Sadriu është rikuperuar pas lëndimit të këmbës. Jashta mbetet mesfushori Bruno Dita që vazhdon të ketë probleme me meniskun.

Kundërshtari:

FC Riga

Pozita momentale: Lider në kampionatin letonez

Ecuria: Riga udhëheq renditjen në Letoni me 38 pikë nga 18 duele të zhvilluara, por një pikë më pak ka skuadra e vendit të dytë që ka luajtur tre takime më pak. Deri tani Riga numëron 12 fitore, dy barazime dhe 4 humbje. 

FC Riga është formuar në vitin 2014 dhe ka fituar tre tituj kampion (2018, 2019 dhe 2020).

Në raundin e parë në eliminatoret e Champions League u eliminuan nga Malmo e Suedisë, pasi humbën 1:0 në transfertë, ndërsa barazuan 1:1 në Letoni. Pas ndeshjes së javës së shkuar me Shkëndijën, Riga fitoi 0:1 në kampionatin letonez ekipin FK Metta me një gol të reprezentuesit kosovarë, Besar Halimi.

🆚 Riga | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 3

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME