Vallëzim kampionësh në mes të Shkupit, me Shkëndijën që deklason me shifrat 5:3 Rabotniçkin.
• Kampionët tregojnë forcën ndaj Rabotniçkit, duke i mundur me shifrat bindëse 3:5
• Pritemi me buqet me lule, por nxjerim romantikët nga gara për dalje në Europë
• Da Silva, Hebaj, Nafiu, Alimi dhe Ibraimi shënojnë në fitoren e 21-të sezonale
Shkëndijë me “pesë yje” në Shkup, ku deklasojmë Rabotniçkin. Me titullin e siguruar matematikisht të dielën, kuqezinjtë nuk ndalen dhe vazhdojnë me ritëm kampionësh për të marrë fitore 5:3 në transfertën e xhiros së 30-të. Edhe pse vendasit kërkonin fitore që do t’i mbante në garë për dalje në Europë, Shkëndija nuk kalkulon dhe luan për vete për t’i qëndruar besnik përcaktimit për respektim të kampionatit deri në fund.
Takimi nisi keq kur një gabim i Zahovit në minutën e dytë i jep mundësi Mario Stankovskit të shënojë për epërsi të vendasve. Hebaj dhe Elezi kërkuan të përgjigjen, por barazimi do të vinte në tentimin e tretë të kuqezinjëve. Alimi harkoi nga këndi në shtyllë të parë, ndërsa Da Silva me kokë sjell barazim 1:1 pas 19-të minutave lojë. Shkëndija mori frenat e lojës në dorë dhe kontrollonte ngjarjet në fushë, kurse golin e dytë e kërkuam me Qaka-n, Alimin dhe Krivakun. Përmbysja do të vinte tre minuta para pauzës kur vertikalizimi i Alimit fut në zonë Elezin që provon të majtën nga një kënd i vështirë. Reagon dobët Jankov që lëshon topin nga duart, ndërsa dyshimet nëse topi kishte kaluar vijën fatale i shuan Hebaj që përcjell topin brenda dhe Shkëndija shkon në pushim me epërsi 2:1.
HT ⏱️ Hebaj për epërsi 2-1 pas pjesës së parë 💪
#RabotnickiShkëndijaPosted by KF Shkëndija on Wednesday, April 28, 2021
Në start të pjesës së dytë vendasit nisin më të vendosur dhe sjellin disa kërcënime, kur fillimisht shtylla na shpëton nga pësimi i golit të dytë, kurse në vazhdim Zahov kontrollon tentimin e Ristovskit. Kur akrepat shënonin një orë lojë në skenë shfaqet Kamer Qaka që me lëvizje të bukura krijon mundësi për veten, por goditja e tij shkon mbi portë. Shkëndija në këtë periudhë kishte kontroll të plotë të lojës, por një dekocentrim në minutën e 69-të i mundëson Gjurgjeviqit të barazojë shifrat në 2:2. Vendasit fituan motiv për të kërkuar fitore dhe me këtë lanë hapsira për kundërsulme të Shkëndijës. Pikërisht këtë e shfrytëzojnë tanët kur në minutën e 82-të sjellin aksion model, duke nisir nga portieri Zahov, me Muratin e Lumën e nxjerim topin përpara, ndërsa asisti i përkryer me kokë nga Ibraimi me gol kurorëzohet nga Nafiu për epërsi të re të Shkëndijës, tani 3:2. Katër minuta para fundit u mbyll historia e kësaj ndeshje edhe pse do të shihnim edhe tre gola. Fillimisht me karton të dytë të verdhë pas startit ndaj Nafiut me të kuq përjashtohet Kirovski, ndërsa nga gjuajtja e lirë një super gol për 4:2 e sjell Armend Alimi. Nxitjet nuk do të mernin fund këtu, pasi në të 89-ën perlës së Alimit i përgjigjet Jevtoski që nga gjuatja e lirë realizon gol të bukur për 3:4. Vendasit dolën para në kohën shtesë edhe me portierin Jankov në kërkim të barazimit 4:4, por gjërat shkuan ndryshe dhe rezultati final do të bëhej 3:5 kur Qaka nxjer topin para, ndërsa Besart Ibraimi nga distanca drejton topin në portën e zbrazët për gol të 21 personal në këtë kampanjë.
𝐓𝐡𝐞 𝐂𝐡𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧'𝐬 𝐰𝐚𝐲 🖐
FT ⏱️ #RabotnickiShkëndija 3️⃣➖5️⃣Posted by KF Shkëndija on Wednesday, April 28, 2021
RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 3:5 (1:2)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Golashënues: M. Stankovski 2’, Gjurgjeviç 69’ dhe Jevtoski 89’ (Rabotniçki), ndërsa Da Silva 19’, Hebaj 42’, Nafiu 82’, Alimi 86’ dhe Ibraimi 90’+3 (Shkëndija)
Karton i kuq: Kirovski 85’ (Rabotniçki)
RABOTNIÇKI: Jankov, Kirovski, Gjorgjeviq, Todorovski, Siljanovski (c) (Jevtoski 64’), Ristovski, Prelçec (Gjurgjeviq 64’), Grozdanovski, Maksimov (Stojkov 64’), L. Stankovski, M. Stankovski.
Trajneri: Aleksandar Vllaho
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (c), Alimi, Elezi (Nafiu 57’), Da Silva (Luma 75’), Murati, Dita (Zejnullai 75’), Krivak, Qaka, Hebaj (Ibraimi 64’).
Trajner: Ernest Gjoka