Ka përfunduar seria prej 8-të fitoreve të njëpasnjëshme pasi kuqezinjtë janë mundur 0:2 nga Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
• Ndalet seria e kuqezinjëve prej tetë fitoreve të njëpasnjëshme
• Struga T&L na mund 2:0 në takimin e luajtur sot në Gostivar
• Altiparmakovski dhe Bosançiq shënuan golat për ekipin strugan
• Rakipi debuton me kuqezinjtë në humbjen e dytë të këtij sezoni
Shkëndija është ndalur në Gostivar, pasi humbja nga Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së 31-të sjell humbjen e parë në gjysmësezonin pranverorë dhe të dytën në këtë kampanjë të shkëlqyeshme që e kemi mbyllur matematikisht me titullin e fituar prej dy xhirosh. Shkaku i lodhjes jashta kombinimit u la kapiteni Bejtullai, ndërsa në pankinë sot kishim Ibraimin, Ditën, Qakën e Da Silvën, ndërsa paralel me disa lojtarët tjerë që kanë pasur më pak minuta për të luajtur, sot shansin për të debutuar me ekipin e parë e kishte Oktaj Rakipi që luajti 45 minutat e para të kësaj sfide.
Me titullin e mbyllur matematikisht, stafi teknik kërkon të vazhdojë rotacionin përmes së cilit edhe don të pushojë lojtarë të caktuar, por paralel ka kujdes për ruajtjen e formës garuese, ndërkohë që ashtu si të mërkurën me Rabotniçkin edhe tani ekipi nisi keq ndeshjen duke pa veten në negativë pas vetëm 3 minutave lojë. Murati ndal me faul Shabanin në zonë dhe penaltinë e fituar në gol e konverton Altiparmakovski. Negativa 1:0 na detyroi të kërkojmë përgjigje të shpejtë, mirëpo sërish Struga sjell goditjen e dytë, kur e djathta e fortë e Altiparmakovskit u ndal në shtyllë, ndërsa me Zahovin e shtrirë në tokë, Bosançiq me pak fat drejtoi topin në portë për epërsi 0:2 të miqve. Kuqezinjtë tashmë panë veten para një maloreje për tu ngjitur, që megjithë tentativat deri në fund rezultoi të jetë mision i pamundur. Shkëndija dominoi në lojë dhe në shanse, por pauzën gjetëm me negativë prej dy golave.
I pakënaqur me pjesën e parë trajneri Gjoka në fillim të pjesës së dytë solli tre ndryshime kur Dita, Qaka e Da Silva zunë vendet e Rakipit, Zejnullait e Dorievit, ndërsa më vonë në lojë do të hynin edhe Ibraimi e Elezi. Luante Shkëndija me 10-të futbollistë në pjesën kundërshtare dhe kërkonte golin, por me gjithë disa kanosje ndryshimi asesi të vinte. Alimi, Ibraimi e Nafiu kishin tentativa, ndërsa i riu Elezi dy herë me kokë u ndal nga portieri mysafir, Gjuriq. Në fund duhej të pranojmë se jemi mundur për herë të dytë në këtë kampanjë dhe fundjavën e ardhshme kthehemi në aksion në transfertën me Makedonija Gj.P..
Përfundon 0-2
#ShkëndijaStruga
Raporti i ndeshejs 👉 https://bit.ly/2SiZiTrPosted by KF Shkëndija on Saturday, May 1, 2021
SHKËNDIJA-STRUGA T&L 0:2 (0:2)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Golashënues: Altiparmakovski 3’ pen. dhe Bosançiq 9’ (Struga T&L)
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Alimi, Doriev (Da Silva 46’), Murati (c) (Elezi 75’), Zejnullai (Qaka 46’), Rakipi (Dita 46’), Krivak, Nafiu, Neziri, Hebaj (Ibraimi 55’).
Trajner: Ernest Gjoka
STRUGA T&L: Gjuriq, Sheji (Milenkovski 46’), Cake (c), Jahja (Hani 89’), Altiparmakovski (Skenderi 86’), Shabani, Iseni (Ristevski 75’), Ramadani, Saliu, Mecinoviq, Bosançiq.
Trajner: Srgjan Zaharievski