PREVIEW: Shkëndija vs Pelister

No image

Përballë Pelisterit të mërkurën ulim siparin për vitin 2020, kërkojmë fitore për të ruajtur distancën me rivalët dhe ta mbyllim pa humbje gjysmësezonin.

• Shkëndija-Pelisteri ndeshen në kuadër të xhiros së 18-të
• Kuqezinjtë kërkojnë triumfin e 12-të në pjesnë e vjeshtës
• Takimi nis në orën 13:00 dhe është i fundit për vitin 2020

Kuqezinjtë si lider dhe më 6-të pikë diferencë para rivalëve hyjnë në përballjen e fundit për vitin 2020 dhe synimi i skuadrës është me fitore të shkojë në pauzen dimërore, para gjysmësezonit pranveror kur do të vendoset gjithçka rreth titullit të kampionit. Pelisteri i Manastirit është rivali i fundit i kuqezinjëve dhe skuadra me  përqendrim maksimal presin 90-të minutat e fundit.

Ernest Gjoka

Të rejat në skuadër

Mevlan Murati dhe Valon Ahmedi janë dy mungesat e kuqezinjëve në këtë përballje të fundit për vitin 2020. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe për ta sezoni vjeshtorë veç më ka përfunduar. Ndërkohë në skuadër kthehet Ennur Totre i cili në ndeshjen e fundit me Akademia Pandevin mungoi shkaku i pezullimit të pesë kartonave të verdhë. 

Dashmir Elezi

Kundërshtari

Shkëndija dhe Pelisteri përballen për herë të dytë në këtë sezon, pasi kuqezinjtë në duelin e parë në Manastir shënuan fitore bindëse me shifrat 3:1. Derisa skuadra jonë ka ecur shumë mirë në vjeshtë duken udhëhequr renditjen pa asnjë disfatë më 17-të ndeshje, Pelisteri vuan në rezultate dhe ka efektin prej 8 humbjeve, 6 barazimeve dhe vetëm tre fitoreve. Me 15 pikë mbajnë vendin e 10-të në renditje dhe janë në mesin e skuadrave që do luftojnë për mbijetesë.

Përballja ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit luhet ditën e mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në YouTube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME