Njoftim për akreditim të mediave për ndeshjen me AC Milan

No image

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs AC MILAN në kuadër të play offit të UEFA Europa League, që do të zhvillohet më 24.08.2017 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin zyrtar: [email protected].

Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 10:00 të datës 22.08.2017 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hyrje do të ketë kontroll nga lista e akreditimeve.

P.S. Për shkak të interesit të madh nga mediat vendase dhe ndërkombëtare, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.