Një gol i Radeskit 8-të minuta para fundit i ka mjaftuar Shkëndisë për të rëmbyer tre pikë në transfertën me Pelisterin në Prilep në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Vendasit nisën më agresiv duke tentuar të sulmojnë dhe tentuan portën kryesisht pas disa harkimeve, ndërsa në minutën e 15-të Jovanovski shfaqet i sigurtë në portë. Në anën tjetër tentojnë Ibraimi dhe Juffo me goditje nga distanca, mirëpo në dy rastet intervenon mirë Petrovski. Në minutën e 24 Junior për pak sa nuk befasoi portierin vendas me goditje me kokë, mirëpo ky i fundit megjithatë largon topin në rivënie nga këndi. Tentimin e fundit më serioz në pjesën e parë e solli Ibraimi nga gjuajtja e lirë, mirëpo predha e fortë e tij shkoi për pak mbi portë. Pjesa e dytë nuk solli nivelin e pritur dhe munguan shanset për të shënuar. Pas një periudhe të qetë në minutën e 76-të Ibraimi tund rrjetën vendase, mirëpo goli anulohet pasi arbitrat vlerësojnë se sulmuesi “kuqezi” kishte prekur topin me dorë. Në anën tjetër Ilijoski godet fortë, mirëpo jashta portës. Junior kishte mundësinë e rradhës, por nuk shnjestron mirë portën vendase. Shkëndija 15-të minutat e fundit u hodh në iniciativë të re dhe kjo rezultoi me epërsi kur në minutën e 82-të Radeski ndjek mirë aksionin dhe me goditje precize realizon për 0:1. Deri në fund Shkëndija administroi lojën sigurtë, duke dalë me tre pikë nga ky duel.
PELISTERI-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Tereni “Mogila” në Prilep
Shikues: 500
Arbitër: Marjan Markoski
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Laze Çakareski
Arbitra shtesë: Irena Velevaçkoska dhe Marjan Stojanovski
Delegat: Ivan Putilin
Golashënues: Radeski 82′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Çelikoviç (Shkëndija)
Karton i kuq: /
PELISTERI: Petrovski, Toshevski, Dos Santos (Bozhinovski 46′), Kovaçev, Popzllatanov (Ilijoski 61′), Kardoso, Trifunovski, Mecinoviq, Augusto, Iliev, Bujçevski (Todorovski 80′).
Trajner: Naxhi Shensoj
SHKËNDIJA: Jovanovski, Cuculi, Ibraimi, Totre, Çelikoviç, Radeski (Pollozhani 90’+3′), Junior, Juffo (Medjedoviç 61′), Çollak, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç