“Kuqezinjtë” barazojnë 1:1 me Renovën në derbin lokal të xhiros së 26-të. Shkëndija humbi shumë raste, ndërsa Renova kaloi në epërsi me anë të Velionovit. Ibraimi barazoi shifrat me një super gol.
Ashtu si që pritej Shkëndija nisi ndeshjen e orientuar në sulm, ndërsa Renova priste rastin e saj e tërhequr në mbrojtje. Kansojen e parë me serioze e solli Ibraimi në minutën e 12-të kur lëviz bukur para zonës, por pa shnjestrtuar mirë të majtën e tij. Në minutën e 15-të arbitri Mustafi fal Renovën kur startin e Gafurit ndaj Medjedoviçit të vetmuar para portierit kundërshtar e sanksionoi vetëm me karton të verdhë. Nga gjuajtja e lirë goditi fortë Ibraimi, mirëpo Haxho arrin të mbrojë portën e tij. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija kishte iniciativcë, mirëpo nuk arriti më rrezikshëm të kanoset drejt portës së Renovës, ndërsa miqtë kishin një tentim me anë të Velija-s që përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Pjesësa e dytë filloi me një mundësi të Ibraimit, mirëpo që bllokoht nga mbrojtësit kundërshtar, ndërsa në anën tjetër provon Nafiu, por skaj portës. Në minutën e 63-të në harkun e disa sekondave mundësi shënimi në të dyja portat. Fillimisht Nafiu u gjet në rast të mirë, por bllokon Çelikoviç, ndërsa në anën tjetër mundësi për Medjedoviç, mirëpo vonohet në reagim dhe mbrojtësit e Renovës pastrojnë rrezikun. Deri sa Shkëndija sulmonte dhe nuk gjente rrugën e rrjetës, në minutën e 75-të Renova gjen epërsinë kur Velinov gjendet para Jovanovskit dhe me goditje precize shënon për 0:1. “Kuqezinjtë” tani më duhej të ndjekin negativë dhe mbrojtësi Çollak tentoi me kokë, por vetëm skaj portës. Insistimi i Shkëndijës dha rezultat 7-të minuta para fundit kur Hasani tërheq kundërsulm dhe pason për Ibraimin, i cili pasi krijon hapsirën e duhur me goditje maksimalisht precize shënon super gol për barazim 1:1. Pak më vonë i njejti futbollist provon me një predhë të fortë, por pret në portë Haxho. Ky i fundit shpëtoi gol të sigurtë në kohën shtesë kur Ibraimi godet ashpër, por portieri Renovës shpëton në vijën fatale, duke i siguruar praktikisht skuadrës së tij një pikë nga ky duel.

SHKËNDIJA-RENOVA 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Faton Mustafi
Arbitra ndihmës: Isa Emruli dhe Nebojsha Gjorgjievski
Delegat: Mahir Selami
Golashënues: Ibraimi 83’ (Shkëndija), ndërsa Velinov 75’ (Renova)
Kartona të verdhë: Çollak (Shkëndija), ndërsa Gafuri, Jusufi, Musliu, Velija (Renova)
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Jovanovski, Cuculi, Alimi (Totre 56’), Ibraimi, Medjedoviç, Zejnullai (Radeski 77’), Çelikoviç, Abdurahimi (Hasani 46’), Çollak, Murati, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariçi
RENOVA: Haxho, Musliu, Jusufi (Petkovski 67’), Nuhi, Gafuri (Sadiki 90+2’), Velija, Fetai, Nafiu (Selmani 85’), Neziri, Velinov, Useini.
Trajner: Qatip Osmani