Njoftohen tifozët tetovarë se biletat për ndeshjen finale të Kupës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës do të mund të sigurohen te Fan Shopi i Shkëndijës në Tetovë edhe ditën e shtunë (sot). Të dielën dhe të hënën të njëjtat mund të gjenden vetëm në Shkup. Kujtojmë se çdo i interesuar në blerje duhet të tregojë dokument identifikimi.
KF Shkëndija njofton të gjithë të interesuarit për të qenë të pranishëm në finalen e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës, se biletat mund të sigurohen te Fan Shopi i Shkëndijës në Tetovë, paralelisht edhe me pikat e shitjes te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup dhe qendra tregtare ‘City Mall’, poashtu në Shkup.
Kryesia e klubit duke dashur që të jetë në shërbim dhe funksion të mbështetësve ka vënë në dispozicion suportimin dhe logjistikën me Fan Shopin zyrtar, ndërkohë kujtojmë se organizator i ndeshjes dhe arkëtues i mjeteve është Federata e futbollit të Maqedonisë.
Gjithë ata tifozë nga Tetova që duan para kohe të kenë biletën për finalen e Kupës dhe që duan të shmangin rëmujat apo pritjet e panevojshme, duhet të shpejtojnë dhe të blejnë biletat e tyre gjatë ditës së sotme (e shtunë). Pika e shitjes te Fan Shopi i Shkëndijës në qendër të Tetovës do të jetë në funksion deri të shtunën në mbrëmje, kur edhe përfundon shitja e biletave në Tetovë.
Të dielën dhe të hënën biletat mund të sigurohen vetëm në pikat e lartëpërmendura në Shkup. Kujtojmë se secili qytetar në blerje duhet të tregojë dokument identifikimi.
Përballja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të hënën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00.
Leave us a reply