Shkëndija – Vardar, biletat në disa pika shitëse

No image

Duke dashur të shmangim rëmujat e padëshiruara në hyrje të stadiumit për shkak të interesit të madh nga publiku biletat për ndeshjen Shkëdija-Vardari janë lëshuar në shitje prej dje (e enjte) në orën 14:00. Bileta kushton 100 denarë.

Derbi i madh i xhiros së 11-të ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë në orën 14:30 po tërheq vëmendje të madhe jo vetëm në rajonin e Pollogut por edhe më gjërë. Interesi i publikut për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh dhe për këtë arsye kryesia ka nxjerë në shitje biletat tre ditë para ndeshjes, me qëllim për të shmangur rëmujat e padëshiruara para stadiumit.

tickets-derby

Për të patur gjithë tifozët më të lehtë pajisjen me biletë për ndeshjen Shkëndija-Vardari janë caktuar disa pika të shitjes edhe atë:

–          KF Shkëndija FANSHOP – Tetovë
–          Old Town Cafe – sheshi Skënderbeu, Shkup
–          Club Havana – Gostivar
–          Kioskat Euro 99 dhe Braja – Kërçovë
–          Qendra KOM – Bogovinë
–          Market Ulqini – Përshefcë

Çmimi për një biletë është 100 denarë.

Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:30.