Shkëndija përballë Shkupit në çerekfinale të Kupës

No image

Gjysmëfinalja e Kupës do të kërkohet përmes përballjeve me skuadrën e Shkupit. Ndeshja e parë do të luhet në Çair më 23 nëntor, ndërsa revanshi në Tetovë luhet më 7 dhjetor.

 KUPA14

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për palët rivale të çerekfinales të Kupës së Maqedonisë. Goglat e shortit kanë caktuar që rival i Shkëndijës në luftën për kualifikim në gjysmëfinale do të jetë skuadra e Shkupit. Ndeshja e parë është caktuar të luhet në stadiumin në Çair më 23 nëntor, ndërsa takimi i kthimit në stadiumin e qytetit në Tetovë në program do të jetë më 7 dhjetor.