Shkëndija falënderon për kontributin Artim Pollozhanin

No image

“Kuqezinjtë” shprehin konsideratë të madhe për një prej lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit, Artim Pollozhanin. Pas skadimit të kontratave, përveç Pollozhanit nga ekipi zyrtarisht janë larguar edhe Marko Jovanovski dhe Demir Imeri. Lojtarët tani më disa ditë nuk janë pjesë e ekipit, mirëpo për zyrtarizimin e ndarjes duhej pritur edhe afatet juridike.

Në vazhdën e përgatitjeve para përfaqësimit në eliminatoret e Liga Evropës, skuadra “kuqezi” në krye me trajnerin Qatip Osmani planifikojnë edhe fizionominë e ekipit për të ardhmen. Duke planifikuar angazhimin e përforcimeve të reja, e patjetërsueshme ishte ndarja me disa futbollistë. Pas skadimit të kontratave ka ardhur deri te ndarja me Artim Pollozhanin, Demir Imerin dhe Marko Jovanovskin.

Me këtë rast klubi ndjen përgjegjësinë e falënderimit publik për Artim Pollozhanin për kontributin e dhënë gjithë këto vite në skuadrën “kuqezi”, kur mes tjerash zhvilloi mbi 200 ndeshje zyrtare dhe mbetet një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit.

KF Shkëndija falënderon tani më edhe dy ish-futbollistët tjerë Jovanovskin dhe Imerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës “kuqezi”, duke u dëshiruar gjitha të mirat në të ardhmen.