Shkëndija B ‘ekipi Fair Play’, Otrant fiton ‘Kupën Pavarësia’

No image

Skuadra B e Shkëndijës i ka përfunduar në gjysmëfinale garat në edicionin e 7-të të turneut mbarëkombëtarë ‘Kupa Pavarësia 2015’.

Shpresat e Shkëndijës u mundën 1:0 nga Otran i Malit të Zi në gjysmëfinalen e parë dhe kështu humbën mundësinë që të pretendojnë trofeun. Otranti i Malit të Zi që njëjtë si Shkëndija është pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu, në finale fitoi 3:0 Partizanin B dhe fitoi për herë të parë trofeun e ‘Kupës Pavarësia’. Skuadra e katërt pjesëmarëse ishte Feronikeli nga Kosova, që në gjysmëfinale u mund 1:0 nga Partizani B.

Nuhiii-me-Vokrin

Shpresat e Shkëndijës përkundër mos kualifikimit në finale, lanë përshtypje të mirë dhe nga ana e organizatorit u shpallën ‘skuadra Fair Play’ e turneut. Kujtojmë që kjo ishte hera e 6-të që Shkëndija ishte pjesë e këtij turneu, ndërsa fitoi trofeun në vitin 2012, në edicionin më madhështor me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

3

4

5

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.