Kundër Rabotniçkit me recetën e Vardarit

No image

‘Kuqezinjtë’ kërkojnë të bartin në kampionat atmosferën e mirë pas fitores së thellë kundër Vardari në kuadër të Kupës. Rabotniçki ëshë kundërshtar i papërshtatshëm dhe kërkon impenjimin maksimal për tu mundur.

Shkëndija u kthehet obligimeve në kampionat, pasi në mesjavë u realizua me sukses ‘misioni’ Vardar në kuadër të Kupës. Fitorja 3:0 jep përparësi të mirë, por në lojë janë edhe 90-të minuta të cilat duhet të kalohen me përkushtim. Mirëpo për këtë do mendohet nga e hëna, pasi të dielën ‘kuqezinjtë’ përballen me Rabotniçkin në Kërçovë në takimin e vlefshëm për xhiron e 16-të të Ligës së Parë. Shkëndija kërkon fitore për të mbajtur hapin në ndjekje të pozitës së parë, mirëpo me respekt maksimal për ‘romantikët’ nga Shkupi.

Bazhe

“Sigurisht se shumë na ka ndihmuar dhe në aspektin psikik na erdhi ajo ndeshja me Vardarin. Është bukur të fitosh në atë ndeshje të Kupës, bile me rezultat të mirë. Mirëpo ne duhet të vazhdojmë më tej edhe në kampionat, e dijmë çka na pret deri në fund, kemi vërtet ndeshje të vështira. E dijmë se Rabotniçki është vërtet ekip i mirë kundër të cilëve nëse nuk hyjmë të përgatitur dhe të japim maksimumin si në ndeshjen me Vardarin, mendoj se nuk do të mund të arrijmë lehtë te tre pikët. Dmth për ne janë shumë të rëndësishme ato tre pikë për të mbajtur ritmin për kreun e tabelës. Dmth atmosfera tani për momentin është e mirë. Është bukur gjithsesi të fitohet konkurenti Vardari edhe atë me një fitore 3:0. Do jetë mirë të vazhdohet ajo seri, në aspektin psikik u kthyem pas atyre mund të them dy rezultateve negative kur barazuam, por megjithatë ajo nuk është edhe aq negative, pasi ne jemi dy pikë pas Vardarit. Pra në çdo ndeshje edhe tani në këtë kundër Rabotniçkit duhet të jepet maksimumi dhe të jemi në konkurencë lartë për vendin e parë”
, deklaroi Bllagoja Todorovski.

Në takimin e mesjavës në Kupë që në pjesën e parë u dëmtua Besir Demiri, që si pasojë mbetet jashta kombinimit për këtë përballje. Futbollistët tjerë janë të gatshëm dhe vetëm në bazë të taktikës së stafit teknik do të vendoset për formacionin që do të nisë takimin.

Përballja Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 13:00.

Bazhe-Todorovski

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Rabotniçkin:

Marko Jovanovski, Enes Azizi, Karlinjo Rech, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Sedat Berisha, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Armend Alimi, Bllagoja Todorovski, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Besart Ibraimi, Bojan Vruçina, Hristijan Kirovski dhe Shpend Asani.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.