POST MATCH PRESS | Osmani: Të lumtur për kualifikimin

No image

Krejtësisht natyrshëm pas kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Europa League, shefi i stafit teknik Qatip Osmani është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp para mediave finlandeze. Osmani ka uruar futbollistët për arritjen, ndërsa vlerëson se pas pjesës së parë jo aq të mirë, në vazhdim ekipi gjeti ekuilibrin dhe arriti të shfaqet në nivelin e duhur.