Xhiroja e XXX | Shkëndija – AP Brera

No image

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së 30-të dhe kuqezinjtë në Tetovë presin AP Brera nga Strumica. 

NDESHJA

Shkëndija vs AP Brera

Liga e Parë, xhiroja e tridhjetë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E mërkurë, 01 maj, ora 16:00

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë do të jetë aktive në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 30-të, para sprintit final dhe tre xhirove të fundit kur do të vendoset gara për titullin e kampionit. Shkëndija me negativë prej 3 pikëve hyn në këto duele deçizive dhe para fundjavës shumë të rëndësishme të mërkurën në Tetovë përballemi me AP Brera nga Strumica. Duel tejet i rëndësishëm për ecurinë e kuqezinjëve që në tre ndeshjet e fundit si vendas janë shprehur shumë mirë duke sjellë fitore me goleada (Bregallnica 4:1, Sileksi 6:1 dhe Gostivari 4:1). 

AP Brera në Tetovë vjen pas fitores 2:0 të dielën ndaj Vardarit. Pas 29 xhirove AP Brera mban pozitën e 6 në renditje me 37 pikë të tubuara. Dy ndeshjet e para të këtij sezoni ndërmjet këtyre dy skuadrave janë mbyllur me barazime (1:1 në Tetovë dhe 0:0 në Turnovë të Strumicës). 

Skuadra

Ronaldo Webster për shkak të një lëndimi më të lehtë do të jetë jashta kombinimit për duelin me AP Brera-n. Ndërkohë në dyshim mbeten Ennur Totre, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani. Të tre kanë ndjerë disa shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe para fillimit të ndeshjes stafi teknik në koordinim me ekipin mjekësor do të vendos për aktivizimin eventual të tyre.

Transmetimi

Dueli Shkëndija-AP Brera është në program të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post