Osmani: Presim më shumë spektatorë në dy ndeshjet e fundit

Kuqezinjtë fituan Skopjen 3:1 në ndeshjen e xhiros së 34-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke vazhduar serinë e fitoreve dhe mesataren e tre golave të shënuar për ndeshje. Triumfi i 27-të sezonal ka lënë të kënaqur trajnerin Osmani, i cili megjithatë ka vënduar në dukje brengën e tij dhe ekipit për numrin e vogël të spektatorëve që gjenden në tribuna në ndeshjet e fundit. “Ndeshjen e sotme e nisim ashtu si deshëm me gol në fazën e hershme, pastaj humbëm disa raste dhe pranuam gol. Deri në fund të pjesës së parë futbollistët nuk gjetën ritmin e duhur dhe derpërtimin ka goli i kundërshtarit. U përmirësuam në pjesën e dytë dhe shënuam edhe dy gola, duke qëndruar në kuotën e tre golave për ndeshje”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Osmani, i cili me këtë rast lëshoi një apel drejt spektatorëve për tu rikthyer në tribunë në dy ndeshjet e fundit për të organizuar festë të denjë për titullin e kampionit.

 

Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe me këtë rast apeloj tifozët që këto dy ndeshje të jenë në numër sa më të madh, të përkrahin ekipin dhe të festojmë këtë titull ashtu si duhet, si që din Shkëndija të fesojë. Sigurisht se ai manifestim del edhe më i bukur kur tribunat janë plotë me tifozë. Besoj që në këto dy ndeshje Shkëndija sërish do të kthehet në numrin e duhur dhe do të ketë publikun standard. Ndoshta ndikim në uljen e numrit të spektatorëve është edhe fakti se siguruam shumë herët titullin e kampionit, por presim kjo të ndryshojë dy ndeshjet e fundit, posaçërisht të dielën e ardhshme kundër Pelisterit kur edhe do të pranojmë trofeun”, përfundoi Qatip Osmani.

Share Now

Related Post