Osmani: Loja për përmirësim, por me rëndësi ishin tre pikët

Kuqezinjtë kanë menaxhuar si duhet përballjen e fundit para pauzës dy javore në kampionat, duke e mundur skuadrën e Rabotniçkit. Një gol i Stenio Junior u tregua i majftueshëm për tre pikët, megjithëse kuqezinjtë patën nevojën për një super Zahov që ndali disa tentime të rrezikshme të miqve. Pas ndeshjes trajneri Osmani potencoi se loja duhet përmirësuar, mirëpo vlerësoi impenjimin e skuadrës që menaxhoi të fitojë tre pikë të reja.

Pas humbjes me Shkupin neve na duhej kjo fitore. Siç e pamë të gjithë ishte vështirë, megjithatë me rëndësi ishin tre pikë. Sa i përket ndeshjes, mendojë nuk ishim në nivelin e duhur, por megjithatë tre pikët ishin më me rëndësi dhe dua të uroj lojtarët për qetësinë që e patën në këtë ndeshje, sepse edhe ngarkesa për ta fituar takimin e bëri të veten”, tha fillimisht Qatip Osmani.

Pozitive ishte se edhe kur rezultati ishte 0:0, ne mundoheshim ta sulmojmë kundërshtarin dhe nuk na ra koncentrim për asnjë moment. Ashtu që nga ana psikologjike mendoj që ekipi e dha provimin”, shtoi tekniku kuqezi.

Qatip Osmani nuk ka lënë pa lavdëruar performansën e dy protagonistëve kryesor në fitoren e 15-të sezonale të kuqezinjëve.

Dino Zahov është portier kualitativ, madje ndoshta njëri prej më të mirëve në ligë, bëri punën që duhej ta bënte. Sa i përket Juniorit, pas lëndimit që kishte, mundohemi në çdo ndeshje t’i japim minutazh gradualisht gjithnjë e më shumë, ashtu që sot braziliani e tregoi se në të ardhmen shumë shpejt do të kthehet në formën që kishte më herët”, përfundoi Osmani, i cili vlerëson faktin që skuadra shkon me fitoren në pauzën dy javore të kampionatit.

Share Now

Related Post