Osmani: Fitore me lojë të bukur, mund të ishim edhe më bindës

Shkëndija kalon me sukses edhe Kratovën ku mund 3:1 Sileksin. Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 26-të sezonale, shkojnë në kuotën e 82 pikëve, distancohen 29 pikë nga Vardari i vendit të dytë, ndërsa prekin shifrën e 91 golave të shënuar në 33 ndeshje të këtij sezoni. Me titullin e kampionit të siguruar kohë më parë, kjo ecuri s’ka si mos ta lërë të kënaqur shefin e stafit teknik, Qatip Osmanin.

Sigurisht se jam i kënaqur edhe pse sot rezultati mund të ishte ende më i thellë pasi kur ishte rezultati 0:1 humbëm dy raste të qindpërqindta. Por megjithatë Shkëndija sërish tregoi një lojë të mirë, të bukur, e cila na jep rezultate dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë rritëm deri në fund”, deklaroi pas ndeshjes me Sileksin, trajneri kuqezi Qatip Osmani.

Share Now

Related Post